Kapet kokainë në fshatin e Fierit, sekuestrohet edhe kanabis

Kapet kokainë në fshatin e Fierit, sekuestrohet edhe kanabis

Dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike janë goditur në Fier.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy persona janë arrestuar, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hoxharë, në lokalin në pronësi të shtetasit K. F, 48 vjeç, u gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në fshatin Lalar, në banesën e shtetasit T. Q, 45 vjeç, u gjetën 125 kg cannabis sativa.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy