Basha: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, me Ramën nuk ka zgjedhje të lira

Basha: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, me Ramën nuk ka zgjedhje të lira

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë se zgjedhjet e djeshme vetëm sa e thelluan krizën politike në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se votuesit u detyruan me të gjitha format të shkonin drejt kutive të votimit.

Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij. Pamjet drithëruese të të moshuarve që i mbanin nga krahët për të shkuar me detyrim në votime. Pamjet e trishta të invalidëve, të pamundurve që duhet të bëheshin pjesë e farsës për bukën e gojës. Pamjet e punonjësve të administratës që votonin me kokën ulur nga dëshpërimi. Pamjet e të fortëve që kërcënonin me uniforma policie apo mbështjellë me petkun e pushtetarëve janë pasqyra më e qartë e degradimit të këtij regjimi. Kombinimi i përdorimit të krimit dhe presionit të pushtetit për vota është pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramën, e faktuar më parë nga Dibra, në Durrës dhe përsëri dje, në të gjithë Shqipërinë. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunës. 85% e shqiptarëve dje refuzuan Edi Ramën, 85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin”, tha ai. 

Basha shtoi se qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj qeverisë mbetet i njëjtë.

Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta. Votimi i djeshëm, tha Basha, nuk e zgjidhi por e thelloi krizën. Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon. 30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy