Herbalisti Gjeci: Ja ushqimet afrodiziake që nxisin dëshirën seksuale. Vera e kuqe, stimuli kryesor

Herbalisti Gjeci: Ja ushqimet afrodiziake që nxisin dëshirën seksuale. Vera e kuqe, stimuli kryesor

Ushqimet afrodiziake kanë aftësinë të stimulojnë dëshirën seksuale, duke u bazuar si në aspektin fiziologjik, që lidhet me faktorët metabolikë të organizmit, ashtu edhe në aspektin psikik, që lidhet me stimujt emocionalë.

Herbalisti Irfan Gjeci, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, theksoi se pasiguria në një marrëdhënie shpesh e shtyn një mashkull të kërkojë ushqime afrodiziake për të përmirësuar performancën në çift.

Një nga faktorët që mund të ndikojnë negativisht në performancën e një mashkulli është pasiguria.

Nëse ai ka probleme të tjera, konflikte ose nuk ndihet i sigurt, kjo mund të ndikojë në marrëdhënien e tij dhe ta bëjë atë të distancohet. Kur nuk ndjehet i sigurt, ai mund të ketë vështirësi për të përparuar në një lidhje.

Herbalisti Gjeci rendit disa ushqime dhe përzierje që mund të stimulojnë dhe shtojnë dëshirën seksuale.

Sipas tij, vera e kuqe është një nga stimujt kryesorë.

Një gotë verë e kuqe mund të ketë ndikim të shkëlqyer. Vera ka një dozë alkooli që ndihmon në relaksimin e trupit dhe mendjes. Po ashtu, shampanja është një nxitës i shkëlqyer për të dy palët, duke i ndihmuar ata të ndihen më të shpenguar.

Një tjetër ushqim afrodiziak është midhja. Edhe pse studimet shkencore ende nuk kanë identifikuar përbërësin e saktë që ka këtë efekt, midhja është shumë e mirë për t'u konsumuar rregullisht, por jo më shumë se gjysmë kilogrami në javë.

Nëse konsumohet dy herë në javë, performanca në çift mund të përmirësohet ndjeshëm.

Gjeci gjithashtu rekomandon çokolatën, kakaon, qershitë, luleshtrudhen dhe shafranin e Indisë (turmeric), të cilët, sipas tij, kanë efekte pozitive në dëshirën seksuale.

Më pastaj kemi çokolatat, kakaon, qershitë, luleshtrydhja, dhe shafranin e Indisë, të verdhin, që është mrekulli edhe për seksin femër pasi ndihmon në uljen e dhimbjeve të ciklit menstrual dhe stimulon dëshirën seksuale.

Me pas kemi kanellën dhe karafilin, të cilat mund të zihen me verë dhe të shërbejnë si një përzierje afrodiziake. Kjo përzierje është efektive në nxitjen e dëshirës seksuale dhe është e preferueshme të konsumohet me pak mjaltë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy