
Ndriçim Mehmeti, eksperti i arsimit në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me problematikat e mësimit si pasojë e pandemisë. Ai tha se krahas pandemisë ka pasur dhe probleme më të mëdha për të cilat nuk u fol duke renditur vrasjet në shkollë, përdhunimet etj.
Mehmeti deklaroi se ne nuk do të ndryshojmë dot asgjë sepse nuk kemi dëshirë për të ndryshuar dhe do ecim kështu siç është do bëjmë sikur s’kuptojmë. Sipas tij nuk pritet asnjë përmirësim për aq kohë sa do të vazhdojmë që të zgjedhim drejtorët dhe mësuesit me anë të listave dhe qokave dhe jo nga puna dhe merita.
Ka pas ngjarje dhe më të rënda dhe nuk është folur. Humbi jetën një fëmijë 3-vjeçar dhe sot s’kemi një raport. Në 2014 është qëlluar me armë zjarri brenda në shkollë dhe ai që qëlloi ishte nipi i drejtoreshës dhe ajo doli dhe tha nuk është e vërtetë sepse ka ndodhur jashtë shkollës, kjo është çështje arrogance. Në 2013 qeveria erdhi me idenë që do zhdukim ata që ishin kështu që kjo është pjesë e shoqërisë, dhuna këtu është kulturë, forca, sharja, vjedhja është meritë e veçantë, i ndershmi është budalla. Është bërë sistem vlerash.
Se ne kemi qejf të dimë kush ikën kush vjen kush merr vulën çfarë do bëjë me atë duke harruar se e gjithë problematika e problemit është mungesa arsimit. 41% e femrave janë me arsim fillore dhe as 9-vjeçar. Dhe hajde të presim ne se çfarë do bëjë kjo 33% e djemve pa shkollë, ose do i hynë krimit ose janë të destinuar të jenë të varfër gjithmonë. Gjërat janë shumë konkrete nëse duan t’ja hedhin fajin shkollës mund t’ja hedhim por ajo është si familje. Është rast i paprecedentë në 2013 kur ne i zhdukëm të gjithë drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave, dhe kjo për efekt politik sepse u kishin premtuar vendet e punës të tjerëve ky është problemi dhe pikë.
Ne shkollën e shkatërruam me duart tona, shkatërruam një sistem nga fillimi deri në fund por njerëzit kështu deshën nuk u njohëm asgjë, as punën, as meritën, por vazhduam me kush është i kësaj partie. Prandaj jemi në këtë derexhe dhe kështu do vazhdojmë për vite të tjera. Ne nuk ndryshojmë dot asgjë sepse nuk kemi dëshirë për të ndryshuar dhe do ecim kështu siç është do bëjmë sikur s’kuptojmë dot asgjë. Ne do zgjedhim prapë mësuesit, drejtorët të gjithë me lista dhe qoka. Mësuesit janë të kënaqur me pagat, prindërit me arsimin, në Baldushk shkolla është pa tualet.



