'Më mirë martohu e bëj fëmijë'! Deklarata e Albi Nakos që ndezi rrjetin dhe reagimi i Dojna Memës që sqaron pse qeshte

'Më mirë martohu e bëj fëmijë'! Deklarata e Albi Nakos që ndezi rrjetin dhe reagimi i Dojna Memës që sqaron pse qeshte

Një 40-vjeçare ishte mes tyre që konkurroi këtë të diel në emisionin ‘Just Dance’ dhe ndërsa të gjithë duartrokitën për talentin, koreografi Albi Nako ishte i vetmi mes jurisë që e tërhoqi vëmendjen tek mosha. Madje bëri një deklaratë që nxehu rrjetin, pasi mund të cilësohet si seksiste, ai tha: “Mendoj që të garosh me këta të rinj, je në një moshë... më mirë martohu dhe bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu”.

Menjëherë e kundërshtoi balerina e njohur, Enada Hoxha: “Përkundrazi, unë them t'i japim një shans. Jam partizane që një balerinë mund të kërcejë pafundësisht. Unë them që do kërcej deri 100 vjeçe. Këtu vlerësohet pasioni dhe dëshira për të kërcyer. Duke parë Belën me gjithë këtë energji që ka”.

Dhe më pas Graciano Tagani: “Ti sapo vërtetove që baleti nuk ka moshë”.

Ndërsa moderatorja Dojna Mema u zhvendos në rolin e spektatorit, nuk tha asnjë fjalë por vetëm qeshte.  

Ky veprim i saj po ashtu bëri që rrjeti të reagonte, shtuar faktin që Dojna ka qenë ndër ato moderatore që bënte monologë për mënyrën si trajtohen vajzat dhe gratë në vend. Por përtej atyre monologëve, dhe momenteve kur preket imazhi i saj personal, Donja vendosi të heshte dhe të qeshte, dhe arsyeja sipas saj ishte fakti që kur ka folur e kanë sulmuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy