“Vetingu i pedagogëve të nisë nga makina ime ‘Smart’!”, Susaj: Rama të mos bëjë shantazh!

“Vetingu i pedagogëve të nisë nga makina ime ‘Smart’!”, Susaj: Rama të mos bëjë shantazh!

Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve të Universitetit Bujqësor Tiranë, Lush Susaj, tha në emisionin “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj se është i gatshëm t’i nënshtrohet i pari Vetingut të pedagogëve.

Susaj tha se kryeministri Rama nuk duhet ta përdorë Vetingun si shantazh, pasi i ka pasur mundësitë ta bënte prej vitesh. Ai vuri në dukje se universitetet në Shqipëri janë zhytur në korrupsion dhe nepotizëm, ndërsa shtoi se projektet dhe studimet merren nga militantët dhe OJF-të pranë partive.

Për fat të keq reaktorë, dekanë dhe shefa departamentesh nuk vijnë. Ata janë zgjedhur me votën e pedagogëve, jo të kryeministrit. Unë e konsideroj veten si 98 për qind e pedagogëve në Shqipëri. Rroga e një profesor doktori shkon 960 mijë lekë. Kam një makinë të vogël ‘Smart’, nuk po i bëj servis, sepse s’më del asgjë! Shkoj në një konferencë jashtë e bëj me lekët e mia. Artikujt e mi i botoj me lekët e mia. 1000 herë më të nxitur për t’u ngritur në këtë reagim qytetar është sepse universitetet janë zhytur në korrupsion dhe fiktivitet të lartë. Kur vjen puna në laboratorë ke vetëm llambarina të thata. Ka gjëra të tmerrshme. Këta që nuk bëjnë pazare dhe nuk e kanë shantazhin nuk i do kush kryetar sindikate. Duhet që pedagogët dhe mësuesit e shkollave të mesme të nxiten. Një koleg i mi me titullin tim në Kosovë merr 1500 euro. Ne nuk po kërkojmë qiqra në hell. Po kërkojmë dinjitet.

Po ngrihemi sepse universitetet janë zhytur në nepotizëm ekstrem. 4-5 familje e shkelin me këmbë. Ka 25 vjet që nuk qarkullojnë elitat. Kur e dëgjova kryeministrin duke i trajtuar në atë mënyrë çnjerëzore më erdhi keq për ta edhe pse s’kanë ardhur në protestë. Është e pamundur të flasë kryeministri dhe s’ka asnjë pyetje. Kjo sjellje e kryeministrit na zbret deri në poshtë. Edhe në kohën e Enver Hoxhën një grusht njerëzish kanë qenë mirë. Thotë kryeministri keni projekte, studime, jo projektet dhe studimet i kanë marrë militantët dhe OJF-të e partive. Shqipëria është më keq sot se në vitet 90, sa i takon standardeve të laboratorëve. I lutem të gjithë kryeministrave të 32 vjetëve ta fillojnë nga mua Vetingun, me ‘Smart’-in tim që është bërë për ta ngrënë qentë! Por kryeministri të mos ta përdorë si shantazh. Në vitin 2013 pse nuk e bëri?! Ne ia kemi kërkuar Vetingun, bëje. Thotë rankim, rankimin s’e bën dot, e bëjnë institucionet ndërkombëtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy