
Angelina Jolie rikthehet me një film të ri dhe nuk bëhet fjalë për ‘Maleficent’. Por me anën e saj tjetër që na tërheq më shumë, në aksion, në luftë për jetën.

Ajo luan rolin e një vëzhgueseje zjarresh, që njofton në momentin që shikon flakët. Por filmi i zhanrit thriller e vendos atë në sfida më të mëdha, për të shpëtuar një djalë të vogël, Finn Little, që i shpëton disa vrasësve.
Ata kërkojnë që ta vrasin pasi ai ishte dëshmitar i një krimi.
A do t’ia dalin? Filmi "Those Who Wish Me Dead" del në kinema më 14 maj.



