Risia e Word-it, tani nuk do t'ju duhet t'i zbardhni regjistrimet audio

Risia e Word-it, tani nuk do t'ju duhet t'i zbardhni regjistrimet audio

Microsoft sjell një funksion të ri në Word që do të jetë shumë i dobishëm për studentë, gazetarë dhe të gjithë profesionistët e tjerë që kanë nevojë të transkriptojnë audio të regjistruar për punë.

Quhet Transkript dhe vjen në versionin në internet të Word për të gjithë ata që përdorin Microsoft 365.

Risia ju lejon të merrni tekstin e shkruar të skedarëve audio të regjistruar si brenda Word ashtu edhe jashtë tij, siç janë leksionet në auditore, një intervistë, një takim apo një konferencë, pa pasur nevojë t'i zbardhni ato.

Softueri - specifikon Microsoft - është në gjendje të dallojë zërat e ndryshëm të regjistruar dhe t'i prezantojë ato në tekstin e shkruar.

E disponueshme në shfletuesit Microsoft Microsoft Edge dhe Google Chrome, Transcription ju lejon të regjistroni dhe transkriptoni pa kufizime.

Përkundrazi, ekziston një kufi mujor prej pesë orësh regjistrimesh të bëra nga jashtë - për shembull me një smartfon ose në një aplikacion konferencash video - dhe pastaj të ngarkuara në Word.

Për momentin, e vetmja gjuhë e mbështetur është anglishtja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy