Scholz: Navalny ndodhet në burg për lirinë e rusëve, le të mendojmë për të

Scholz: Navalny ndodhet në burg për lirinë e rusëve, le të mendojmë për të

Pikërisht dy vjet pas helmimit të kundërshtarit politik të presidentit Putin, kancelari gjerman Olaf Scholz ka dashur të shprehë afërsinë e tij me Aleksei Navalnyn, i cili ka më shumë se një vit e gjysmë në burg në Rusi.

Gjatë muajve të shtrimit në spital në Gjermani, midis gushtit dhe dhjetorit të dy viteve më parë, kancelari aktual pati mundësinë ta takonte.

Kam folur me të dhe unë, takova një burrë të guximshëm që u kthye në Rusi sepse donte të luftonte për demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit. 

Kështu u shpreh kancelari gjerman në një video-mesazh.

Kancelari kujtoi se Navalny u arrestua në kthimin e tij në Moskë dhe tani ndodhet në një burg të sigurisë maksimale pasi u dënua me nëntë vjet burg për mashtrim. 

Demokracia dhe liria, kujtoi lideri gjerman, ishin tashmë të kërcënuara në Rusi përpara se të fillonte lufta kundër Ukrainës shkurtin e kaluar, por tani situata është përkeqësuar dhe shumë njerëz kanë frikë të flasin në publik. 

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme këto ditë të mendojmë për Alexei Navalny, një burrë trim që lufton për parimet që për shumë qytetarë rusë përfaqësojnë perspektivën e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy