Në 24 orët e fundit në vend, u regjistruan 303 raste të reja me Covid, nga 2691 testime të kryera.
Ndërkohë, infektimi me koronavirus i mori jetën një personi, konkretisht një 66-vjeçari nga Kurbini.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, detajohet se nga rastet e reja 118 janë në Tiranë, 29 në Berat, 18 në Lushnje, 12 në Vlorë, 11 në Durrës, 8 në Prrenjas, 7 në Fier, Sarandë, Kuçovë, 6 në Mallakastër, Delvinë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Kukës, Kurbin, Memaliaj, Peqin, Gjirokastër, Dropull, 3 në Tropojë, Vorë, Kavajë, Patos, Skrapar, Elbasan, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Rroskovec, Divjakë, Maliq,1 në Has, Lezhë, Shijak, Dibër, Himarë, Korça, Dimal, Poliçan, Belsh, Përmet.
Ndërkohë në të gjithë vendin janë 5406 pacientë aktiv me Covid.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq në 24 orët e fundit, janë shëruar 1066 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i epidemisë.
Qysh nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 269.904 raste infektimi dhe 3433 humbje jete.



