Reshjet e dendura të dëborës dhe ngriçat në rrugë, kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Rrugën e Arbrit. Sipas informacioneve, që prej pasdites së të shtunës kanë mbetur të bllokuara rreth 200 mjete në Qafën e Murrizit, mes të cilëve edhe furgonë të mbushur me pasagjerë, autovetura dhe kamonë ushtrie.
Borëpastrueset kanë dalë në terren për normalizimin e situatës, ndërsa reshjet e dendura tëë shoqëruara edhe me erë të fortë bëjnë që aksi rrugor të mbushet sërish me dëborë.
Ndërkohë, policia ka devijuar trafikun në rrugën e vjetër, nga Klosi drejt Burrelit.



