
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka marrë dozën e parë të vaksinës për koronavirusin. Kjo me qëllim për të inkurajuar popullatën e cila është skeptike rreth kësaj çështje.
Edhe pse shumë prisnin që ky proçes të kryhej para kamerave e kundërta ka ndodhur. Kjo ne një kohë kur Putin nuk ka hezituar të tregojë shumë gjëra të cilat edhe nuk janë të nevojshme.
Sakaq Kremlini nuk ka specifikuar se cilën vaksinë ka marrë Putin. Qëllimi ishte të tregonte se të tre vaksinat ruse janë “absolutisht të besueshme, shumë të mira dhe efektive,”-tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
Duke folur për BBC, ai u shpreh se qëllimi i Putin ishte të bindte atë kategori personash te cilët ende hezitojnë, pasi në Rusi procesi i vaksinimit ka ecur me ritme tepër të ngadalta.
Sa për të besuar se presidenti në të vërtetë kishte marrë vaksinën, ai tha se njerëzit duhet thjesht të "merrnin fjalën tonë për bazë".



