Bordet, Logu: Janë në shkelje të Kushtetutës, çmimet i përcakton vetë tregu

Bordet, Logu: Janë në shkelje të Kushtetutës, çmimet i përcakton vetë tregu

Marash Logu, jurist i Partisë Demokratike, thotë se bordet e krijuara nga qeveria në kushtet e krizës së çmimeve janë në shkelje të Kushtetutës. Në studion e MCN TV, Logu u shpreh se çmimet duhet t’i përcaktojë vetë tregu ose të ngrihen mekanizma që i shërbejnë interesit të qytetarëve.

Është një masë antikushtetuese, sepse krahas të tjerave, në një ekonomi të lirë tregu, çmimet nuk i përcakton një bord, por i përcakton tregu.

Nëse situata ka nevojë për rregullime të mëtejshme pas vendimit të Kushtetueses, situatën e rregullon Parlamenti. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, prej një viti kemi një bord që nuk dihet sa do të zgjasë. Nëse Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetuese, duhet të vendosen mekanizma që i shërbejnë interesit publik dhe jo disa individëve të veçantë.

Lidhur me situatën e tregut të karburanteve, Logu tha se është në dorë të Autoritetit të Konkurrencës.

Kartelet, oligopolet, monopolet, duhet të kontrollohen nga Autoriteti i Konkurrencës. Më mirë se një hetim parlamentar, do ta adresonte Autoriteti i Konkurrencës. Ai heton nëse ka rakordim mes operatorëve. Nëse evidentohen marrëveshje të tilla, është detyrim i autoritetit t’i evidentojë. Fatkeqësisht institucionet tona që supozohet të jena të pavarura kanë nivel të lartë politizimi dhe nuk kanë pavarësinë e duhur.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy