
Për shkak të rritjes së çmimit të naftës, transporti publik e ka misur sot ditën, me funksion jo të plotë të flotës së autobusëve të linjës në Tiranë.
Një situatë e tillë ka krijuar situatë të rrëmujshme dhe shqetësuese për qytetarët, të cilët kanë pritur mbi gjysmë orë në stacione.
‘Unioni i Transportit’ ka bërë të ditur se nëse situata do të vazhdojë kështu, mund të ketë rritje të çmimit të biletës. Një alternativë e tyre është që çmimi të dyfishohet duke shkuar në 80 lekë.
Sipas tyre, çmimi i naftës është rritur dhe në këto kushte ata kërkojnë që të rritet çmimi i biletës.
Më rëndësishmja që kërkohet është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do t’i jepte një mundësi që të kishim një transport publik në Shqipëri. Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë diku te 80 lekë për biletë një përdorimëshe. Në këtë formë ne do t’i japim një mundësi transportit që t’u shërbejmë qytetarëve dhe të mos kapitullojmë totalisht. Edhe kur ishte kryetar bashkie Rama dhe Basha, është llogaritur që çmimi i biletës të ishte diku te 50 lek për biletë. Deri atëherë çmimi i naftës është dyfishuar, natyrisht në proporcion të kësaj kemi kërkuar dhe çmimin e biletës.
Në Shqipëri çmimi i naftës pati një rritje të frikshme, që në ditët e para kur nafta në Ukrainë sapo nisi dhe efekti i rritjes së çmimeve nuk kishte filluar ende.
Shoqata e Transportit ka parashtruar kërkesa të tjera qeverisë mirëpo me rritjen e çmimit të naftës, duket se morën masa duke përgjysmuar edhe transportin.



