Një alarm është dhënë mëngjesin e së martës në Paris, ku policia hapi zjarr ndaj një gruaje, e cila ishte e mbuluar dhe bënte komente kërcënuese duke mbështetur terrorizmin.
Policia u alarmua nga pasagjerët e trenit për praninë e një gruaje që kërcënonte dhe glorifikonte terrorizmin.
Gruaja u pa në stacionin Bibliotheque Francois-Mitterand, i cili u bllokua rreth orës 08:30 të mëngjesit.
Policia u përpoq ta izolonte gruan ndërsa ajo bërtiste “Allah Akbar” dhe mbante duart e saj të fshehura në rroba, duke refuzuar t’i tregonte ato, sipas gazetës franceze Le Figaro.
Ndërsa ajo rezistonte, policia u detyrua të përdorte armët, teksa stacioni u evakuua.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi në orën 09:20, ndërsa gruaja mbeti e plagosur në stomak, dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Gruaja thuhet se po kërcënonte se do të hidhte veten në erë, por nga informacionet e deritanishme nuk u gjet asnjë eksploziv.



