
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për administratorin e firmës “DH Albania”, Avdjol Dobi. Vendimi I është dhënë në mungesë, ndërsa priten të tjera procedime për skandalin e tenderave të projektit të Unazës së Re dhe linjës së transmetimit Burrel-Peshkopi.



