
Sekretari për Diasporën dhe organizimin me jashtë në PD, Indrit Hoxha në një intervistë për “MCN live” tha sot se Partia Demokratike ka një qasje ndryshe në raport me diasporën.
Teksa po afrohen zgjedhjet lokale të 2023, Hoxha u shpreh se primaret janë shumë të rëndësishme, pasi mund të kandidojnë edhe njerëz nga jashtë.
Impakti më i mirë në bazën e PD-së janë primaret në të gjitha bashkitë e vendit, dhe tashmë procesi është hapur, dhe ideale do të ishte që të gjithë ata që e ndjejnë që Rama duhet të largohet, të jenë pjesë e fronit opozitar.
Ne e heqim peshën politike dhe i japim peshën anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD-së për të pasur mundësi të shprehin me votë ata që duna ti shohin si kandidatë të tyre në bashkitë respektivë.
Në primaret e PD, do të ketë kandidatë që do të vijnë si kandidatura nga diaspora. Rëndësia e votës ë diasporës është jetike për ndryshimin e qeverisë.
Hoxha, thotë më tej se po punohet për herë të parë në ndërtimin e një databaze dhe mundësinë e organizimit për ti sjellë për votime bashkatdhetarët në 61 bashkitë e vendit.
Në ketë kuadër jemi në fazën e riorganizimit të PD-së në diasporë, po bëhet një punë që ë nuk është bërë më përpara në aspektin organizativ të diasporës, po ngremë një databazë qendrore, tashmë dihet që votuesit nga diaspora nuk e kanë mundësinë të votojnë nga vendet së ku janë, por po bëjmë një organizim që kryesisht me shtetet si Greqia e Italia të kemi një prurje shumë të madhe të bashkatdhetarëve tanë për të ardhur dhe votuar në zgjedhjet lokale në 61 bashkitë e vendit, nëse nuk do kemi një ndryshim të hartës territoriale.
Në ato bashki që kemi aktualisht po organizohet që të sjellim elektoratin që të na votojë dhe të kemi mundësi për të fituar .
Ne kemi ngritur një ekip për diasporën, është një ekip qe përbëhet prej rreth 150 anëtarësh të cilët po merren në aspektin organizativ, për të patur një prurje sa më të madhe të bashkatdhetarëve.
Ndërkohë teksa bisedimet tashmë kanë nisur mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit, Hoxha, thotë se ende nuk ka zyrtarisht një vendim.
Ai shprehu optimizmin që opozita do të dali më e unifikuar nga këto negociata.
Dihet që kemi vite që nuk kemi pasur një situatë normale brenda PD, momentalisht jemi në fazën e negociatave, me disa deputet, dhe nuk janë bërë ende pjesë aktive, se si do të shkojnë negociatat mbetemi të shihet në vijim.
E mira që të gjithë të jemi bashkë përballe Rames, në një front opozitar të përbashkët për ta rrëzuar dhe për të marrë bashkitë që Rama i mori në 2019, me vetëm një forcë politike ka garë.
Jam optimist që opozita do të dali e unifikuar dhe e bashkuar nga këto negociata.



