
Analisti Ben Andoni për shqetësimin e të huajve se nuk kanë garanci për futjen ose jo të të inkriminuarve në lista, e komenton me faktin se mbas një kohe të gjatë dhe daljes në pah të ligjit për dekriminalizimin, tregon që partitë tona infrastrukturën e kanë tejet problematika.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN Tv, ai deklaroi se Partia Socialiste ka dhënë shembull me disa kryebashkiakë, por se me këtë problem po përballet edhe një pjesë e Partisë Demokratike.
Andoni nënvizoi se problematika ngelet në gjirin e partive tona dhe në ligjin e partive.
Sa i takon financimit të partive politike e cila mbetet një pikë e errët, Andoni deklaroi se kultura jonë sa i përket përballjes me paranë, tregon atë informalitet shumë të madh që kemi në çdo strukturë të shoqërisë dhe nga ana tjetër duan të ruajnë burimin e parave, dhe të vjelin sa më shumë për të zgjatur veprimtarinë e tyre.
Mjafton të shohësh mënyrën se si ndahen paratë, ti logjikon me logjikën e shkurtër ekonomike dhe një ekonomik i thjeshtë arrin të kuptojë se lë shumë për të dëshiruar shifra që po raportohet me shifrën në terren.
Partitë tek ne janë gjobvënëse te biznesmenët. Në shumë momente i kam parë që mundohen të mbështesin të gjitha palët për të qenë politikisht korrekt.
Por nëse partitë nuk garojnë në mënyrë të ndershme, apo ata që japin paratë në forma dhurimi apo të tjera, duhet të jenë transparent.
Deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim për lista të pastra duke e quajtur të gabuar përfshirjen në fushatë të të shpallurve non grata për korrupsion madhor, duke iu referuar Berishës, Andoni tha se ky fokus vjen për arsyen e vetme se gjuha e PD e përfaqësuar nga grupi i Rithemelimit ka qenë jashtëzakonisht e ashpër dhe zonja Kim do të justifikohet.
Por nuk mendoj se duhet të ekspozohet shumë në zgjedhjet e një vendi. Do jetë OSBE-ODHIR që do vendosë vulën. Përfshirja e një ambasadori, në një farë mënyre është e lodhshme.
Dimë se nga krahu i PS, me non gratat e tyre, ish-kryebaskiaku i Durrësit ka qenë aktiv në zgjedhjet e shkuara. Por një ambasador duhet të mjaftohet me deklaratat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Se këto të tjera janë çështje të brendshme. E para që duhet ta kuptojë është zonja Kim, e cila përfaqëson Departamentin Amerikan të Shtetit, por kuptohet se edhe ajo është përfshirë pak në mjedisin shqiptar, disa herë dhe pa arsye.
Se mjaftojnë deklaratat e DASH dhe një ambasadore si ajo duhet të reagojë nëpërmjet akteve.
Për çështjen e inceneratorëve ku shteti vijon të bëjë pagesa për njerëz në kërkim dhe nga partnerët nuk ka asnjë koment, Andoni foli për një situatë të koklavitur.
Në këtë linjë shtoi se mbi të gjitha nuk arrin ta kuptoj se është detyrim i shtetit shqiptar në rastin e marrëveshjeve të pambyllura që të paguaj para vjen prej mosfunksionalizimit të duhur trë pushteteve në vendin tonë.
Pushteti administrativ duhet të ketë një lloj akordance me pushtetin ligjor. Duhet ta respektojë në momentet kur ndërmerr aktet, me çfarë shikoj kjo nuk ndodh tek ne.
Jemi në kaos kur publiku nuk arrin ta kuptoj se si mund të paguash para, kur pas hekurave ka njerëz.
Për vendimin e Arbitrazhit që rikonfimroi gjobën 108 milionë euro për konfliktin me biznesmenin Italian Franccesco Becchetti lidhur me Agon Chanel, dhe deklaratat e Kryeministrit Rama që foli për një mashtrues, ndërsa zonja Balluku e quajti kriminel, Andoni tha se është më shumë se e dhimbshme se kur je në një proces gjyqësor me dikë, nuk përdoret kjo lloj gjuhe, paçka gjithë sa mund ti ketë bërë vendit tonë.
Shqetësohu për paratë e vendit në radhë të parë. Ndërtimi i Kalivaçit është jashtëzakonisht i madh, preken shumë para. Ky njeri ka fituar gjyqe të tjera me emër.
Do doja tu thoja strukturave shqiptare që të karikoheshin dhe të punonin me të gjitha mënyrat, për të kthyer lekët pas. Ndërkohë nuk e kam kuptuar asnjëherë zellin për të mbyllur televizionin.
Shteti shqiptar do vuajë pasojat e pazotësisë së vetë dhe ky lloj fjalori i Kryeministrit dhe zëvendëskryeministres është i papranueshëm.
Shqiptarët duhet të mos paguajnë dhe shqiptarëve nuk ua shëron dhimbjen sharjet e zotit Rama.



