Rexhaj: Në Prishtinë jetojmë akoma me idenë se lufta mund të ndodhë nesër, armiku nuk fle

Rexhaj: Në Prishtinë jetojmë akoma me idenë se lufta mund të ndodhë nesër, armiku nuk fle

Shkrimtari Albatros Rexhaj deklaron se shqiptarët e Shqipërisë pushtimin e fundit serioz e kanë pasur para 100 vitesh dhe nuk ka zgjatur aq shumë sa të lërë shenja te njerëzit, pasi ka breza që nuk kanë kujtesë nga çfarë do të thotë të jesh i sunduar.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, kujtoi se në fillim të viteve ‘90-të kur filluan lëvizjet, ka pasur situata komike.

Ne në Kosovë hoqëm dorë nga mirëqenia, edhe pse në krahasim me Shqipërinë, Bullgarinë e Greqinë, kemi jetuar shumë mirë.

Në vitet ‘78-‘79 kam qenë 3 vjeç dhe ika me pushime me avion, por ne vendosëm të hiqnim dorë nga mirëqenia për lirinë, se ishte më e rëndësishme se mirëqenia.

Brenda tre muajve ra ekonomia shumë keq. Kur ishim në kontakt me shqiptarët që kishin dalë nga diktatura ata thoshin se flamuri është leckë.

Ata vinin me ide të tjera dhe koncepte të tjera mbi lirinë. Për ta liria ishte tjetër, për ne ishte tjetër.

Në Prishtinë ne jetojmë akoma me idenë se lufta mund të ndodhë nesër dhe se armiku nuk fle. Ndërsa kur i diskutoj me miq në Tiranë, më thonë se e teproj.

Nuk e teproj, se armiku është armik deri sa të ketë garanci për paqe.

Shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë ndjerë rrezik real të sundimit të huaj prej mbi 100 vitesh dhe shqiptarët e Shqipërisë ndihen të sigurtë brenda kufijve të Shqipërisë.

Por kjo nuk vlen për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë janë në teh, se pa u qartësuar gjërat mirë, rreziku është real.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy