Putin armë për Korenë e Veriut/ Blinken: Do t’i përgjigjemi kërcënimeve ndaj paqes

Putin armë për Korenë e Veriut/ Blinken: Do t’i përgjigjemi kërcënimeve ndaj paqes

Deklarata e Vladimir Putinit se Rusia mund të furnizojë me armë Korenë e Veriut ka shkaktuar shqetësim në SHBA.

Ky zhvillim është cilësuar si i rrezikshëm nga zyrtarët e lartë amerikan, ndërsa ministria e jashtme e Koresë së Jugut i ka bërë thirrje ambasadorit rus në vend të shprehet kundër traktatit të nënshkruar mes Moskës dhe Phenianit. 

Drupal Ad

 

 

 

Ofrimi i armëve ruse për Phenianin do të destabilizonte natyrshëm gadishullin Korean dhe potencialisht ... në varësi të llojit të armëve që ata ofrojnë ... do të shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që vetë Rusia ka mbështetur.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe ministria e jashtme e Koresë së Jugut njëzëri shprehen se traktati midis Rusisë dhe Koresë së Veriut përbën një "kërcënim serioz" për paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean.

Blinken deklaroj se SHBA-të do të shqyrtojë "masa të ndryshme" në përgjigje të paktit, i cili ka ngritur marrëdhëniet midis kombeve të sanksionuara në nivelin e tyre më të lartë që nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Përtej mundësisë së dërgimit të armëve në Korenë e Veriut, Putin paralajmëroi gjithashtu Korenë e Jugut se do të ishte një "gabim shumë i rëndë" dërgimi i ndihmës ushtarake në Ukrainë.

Shpresoj që diçka e tillë të mos ndodhë. Nëse ndodh, atëherë do të marrim vendimet e duhura, të cilat ndoshta nuk do t'i pëlqejnë udhëheqjes së Koresë së Jugut.

Departamenti amerikan i shtetit është shprehur se do të shqyrtojë mënyra të ndryshme për t'iu përgjigjur kërcënimit ndaj paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar të paraqitur nga Rusia dhe Koreja e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy