Biden bisedë telefonike me kancelarin gjerman, në fokus ndihma ushtarake për Ukrainën

Biden bisedë telefonike me kancelarin gjerman, në fokus ndihma ushtarake për Ukrainën

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë zhvilluar një bisedw telefonike të martën mbrëma, ku në fokus ka qenë mbështetja për Ukrainën.

Të dy udhëheqësit ranë dakord se mbështetja e tyre "duhet të jetë efektive, e qëndrueshme dhe e koordinuar ngushtë", tha Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë për Scholz, në një deklaratë.

Në fillim të janarit, Uashingtoni dhe Berlini ranë dakord së bashku për të dërguar automjete luftarake të këmbësorisë për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Biden njoftoi se SHBA synonte të furnizonte Ukrainën me një raund tjetër ndihme sigurie, duke përfshirë automjetet luftarake Bradley.

Scholz tha se Gjermania do t'i sigurojë Ukrainës automjete luftarake të këmbësorisë Marder dhe një bateri shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot.

Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe ministri i sapoemëruar gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, do të takohen në Berlin përpara një takimi kyç me grupin e kontaktit të Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani të premten.

Takimi në Ramstein, i organizuar nga Austin, do të fokusohet në më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy