
Është përshkallëzuar bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku deri më tani raportohet për 4890 persona.
Autoriteti për Menaxhim të Emergjencave ka thënë se mbi 20 mijë qytetarë të tjerë janë të lënduar e se 5775 ndërtesa janë të shkatërruara.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi afër Gaziantep në orët e para të së hënës, ndërsa njerëzit ishin në gjumë.
Ekipet e shpëtimit po punojnë me orë të tëra për të gjetur të mbijetuarit e një tërmeti shkatërrues.
Temperaturat pritet të bien nën zero në fund të kësaj jave, çka vështirëson kushtet e banorëve të mbetur të pastrehë.



