Përmet/ Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak, pranga 33 vjeçarit

Përmet/ Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak, pranga 33 vjeçarit

Një 33-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Historiku”, pas zbulimit të armëve, farave dhe lëndës narkotike në banesën e tij.

 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë, finalizuan operacionin, duke vënë në pranga shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Përmet.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë), 300 fara cannabisi, një sasi cannabisi të dyshuar të poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra me fishekë luftarakë.

 

Sipas Policisë, armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy