Beckham nënshkruan marrëveshjen, ambasador i markës kineze të tregtisë elektronike

Beckham nënshkruan marrëveshjen, ambasador i markës kineze të tregtisë elektronike

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba ka nënshkruar marrëveshje me ish-kapitenin e Anglisë, David Beckham, si ambasador të markës së saj për të nisur fushatën e marketingut të UEFA Euro 2024.

Beckham do të bëhet ambasador i markës globale për tregun me kosto të ulët të kompanisë kineze AliExpres, në një marrëveshje që është shpallur si mbështetja më e madhe e kompanisë deri më sot.

Alibaba njoftoi partneritetin të hënën si pjesë e fushatës së saj promovuese për Euro 2024 , e cila do të fillojë muajin e ardhshëm dhe për të cilën Alibaba është sponsor.

Beckham do të udhëheqë fushatën e Alibaba “Score More with AliExpress”, e cila po shitet si me oferta speciale për të festuar turneun.

Drupal Ad

Gjithsesi nuk është bërë e ditur se sa do të fitojë Beckham nga marrëveshja.

“AliExpress po i ndihmon tifozët që të afrohen edhe më shumë me Uefa Euro 2024 këtë verë, duke u ofruar çmime të leverdisshme”, citohet të ketë thënë Beckham.

AliExpress po i bashkohet kompanive të tjera të mëdha kineze, si prodhuesi i automjeteve elektrike BYD dhe gjiganti i elektronikës Vivo, në sponsorizimin e Euro 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy