
Sekretari i i përgjithshëm i Industrisë së Përpunimit të Qumështit nga studio e lajmeve në MCN TV foli për standardizimin sipas kushteve bashkëkohore ku u shpreh me shifra alarmante përsa i përket këtij sektori se vetëm 11% e prodhimit të qumështit kalon në njësi të licencuara.
Ndër të tjera ai tha se kanë kërkuar nga AKU ngritjen e grupeve të posaçme për të bërë kontrollin e të gjithë qumështit, veçanërisht të atij në rrugë.
Po të përmend dy shifra alarmante sot vetëm 11% e prodhimit kalon në njësi të licencuara, 89% nuk dihet se ku shkon dhe nga vjen. Duhet të ndërhyhet menjëherë, prandaj kemi kërkuar ngritjen e një grupi nga AKU dhe të bëjë kontrollin e të gjithë qumështit veçanërisht të atij në rrugë.
Ndërsa i pyetur për problematikat që has sektori i përpunimit të qumështit, Hoxha tha se aktualisht ky sektor ndodhet në vështirësi të mëdha kjo bazuar dhe në situatën globale dhe me ndryshimet e paketës fiskale të propozuara nga qeveria. Ai kërkoi subvencionim direk me fermerin, ndërsa shtoi se jemi totalish jo konkurrues me rajonin pasi sipas tij gara nuk është në kushte të barabarta.
Intervista e plotë
1.Cilat janë problematikat më të shpeshta që has sektori i përpunimit të qumështit?
Aktualisht ndodhet në vështirësi të madhe bazuar dhe në situatën globale dhe me ndryshimet e paketës fiskale të propozuara nga qeveria. Këtu është e nevojshme ndërhyrja e qeverisë për të kapërcyer këtë kolaps e cila po shkon drejt falimentit. Po flasim në një situatë ku gjithë rajoni ka një përqindje 6, 7 apo 8. Të bëhet i mundur një reduktim i subvencioneve. Paralel me shitjet është e nevojshme modeli i subvencionimit direkt me fermerin. 10 lekë për çdo litër qumështi.
2.Cilat janë ndërhyrjet të cilat propozoni se janë të nevojshme për të nxitur prodhimin?
Këto janë të domosdoshme sepse sektori nuk po flet për rritje por për mbijetesë. Jemi larg asaj që rajoni ofron. Është e nevojshme që këto masa të merren në mënyrë emergjente. Paketa e re fiskale e rëndon edhe më shumë këtë sektor. Edhe akciza e gazit rëndon gjithë sektorin e prodhimit dhe do e bëjë të pakonkurueshëm me produktet e importit. Ne këtu tatohemi për qelqin dhe plastikën ndërsa rajoni i ka të përjashtuara. Nga ana tjetër mungesa e subvencionit bën që litri i qumështit të jetë më i lartë se ai në rajon. Jemi totalisht jo konkurrues dhe kërkojmë që qeveria ta vendosë këtë industri në garë të barabartë me rajonin dhe ta vendosi tregu pastaj kush do qëndrojë dhe kush do largohet.
3.A ofrojnë baxhot standartizim sipas kushteve bashkëkohore?
Po të përmend dy shifra alarmante sot vetëm 11% e prodhimit kalon në njësi të licencuara, 89% nuk dihet se ku shkon dhe nga vjen. Duhet të ndërhyhet menjëherë, prandaj kemi kërkuar ngritjen e një grupi nga AKU dhe të bëjë kontrollin e të gjithë qumështit veçanërisht të atij në rrugë.
4.Sa e prek vendosja e TVSH-së për qumështin pluhur industrinë përpunuese?
Të konfirmoj se industria e qumështit nuk e prek aspak. Industria jonë që është qumështi, djathi prodhohen me qumësht të freskët fermeri ne kërkojmë që në momentin që ky pluhur të taksohet të taksohet me raport importi.
5.Nëse kërkesat nuk do të konsiderohen nga qeveria, si do të jetë vijueshmëria në këtë sektor?
Kjo është diçka tjetër shqetësuese. Praktikisht nuk është bërë asnjë konsultim, prandaj në të gjitha takimet kërkojmë që paketa fiskale të shtyhet për një moment të dytë dhe të bëhet një konsultim që ndihmojnë biznesin dhe jo për të rritur taksat që në fund e vënë në vështirësi biznesin.
Nwse kjo nuk ndodh do shkallëzojmë në masa të tjera por sektori e ka domosdoshmëri të ndihmohet me paktën e re fiskale dhe jo të gjunjëzohet.
Open Ballkan si e shihni”
Ne e prekëm pak jemi pro çdo nisme për të ndihmuar biznesin, por biznesi shqiptar më parë duhet të vihen në kushte të barabarta me rajonin. Të bëhet e mundur barazia dhe ne jemi dakord të konkurrojmë me produktin e rajonit por gjithmonë në një garë të barabartë sepse në të kundërt fituesi është i paracaktuar.
-Çdo prind e garantoj se produkti shqiptar është me standard cilësor i kontrolluar prandaj të zgjidhet produkti shqiptar.



