Ku është ish-presidenti afgan Ashraf Ghani?

Ku është ish-presidenti afgan Ashraf Ghani?

Ish -presidenti afgan u largua nga vendi të dielën, por nuk është e qartë se ku shkoi apo ku është aktualisht.

Pas marrjes së Kabulit nga talebanët, kishte spekulime se ai kishte udhëtuar në një vend fqinj si Uzbekistani ose Taxhikistani dhe raporte të tjera thonin se ai kishte udhëtuar për në Oman. Ndërsa sot raporte të pakonfirmuara shprehen se ai ishte parë në Abu Dhabi.

Largimi i zotit Ghani - president i Afganistanit që nga viti 2014 - mbetet thellësisht i diskutueshëm. Ministrat e qeverisë kanë qenë ndër ata që e kritikuan atë për ikje.

Ghani mbrojti masën, duke thënë në Facebook: "Për të shmangur gjakderdhjen, mendova se do të ishte më mirë të largohesha".

Ndërkohë nga ana tjetër, një prej themeluesve të talebanëve ka mbërritur në Afganistan pas 20 vitesh në mërgim.

Bëhet fjalë për Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili Baradar ishte në mesin e disa anëtarëve të udhëheqjes së lartë të talebanëve që u kthyen në shtëpi të martën.

Taliban news outlets provided footage of a man they identified as Baradar stepping off a military plane in Kandahar

Ata kishin udhëtuar nga Katari në qytetin jugor afgan të Kandaharit, vendlindja e tyre shpirtërore.

Baradar, një nga anëtarët themelues të talebanëve, kishte qenë pjesë e negociatave me SHBA në Katar pasi doli nga burgu për të ndihmuar në lehtësimin e procesit të paqes. Ai u kap në një operacion të përbashkët SHBA-Pakistan në Karaçi në 2010.

Talebanët kanë postuar “video triumfale” që tregojnë mbërritjen e bashkëthemeluesit, duke u pritur si një hero në Kandahar me vendasit duke brohoritur në drejtim të autokolonës së tij.

Around a dozen people joined Baradar on the flight and were noisily welcomed on the runway

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy