
Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka folur për tritolin e vendosur dy ditë më parë në banesën e kreut të FSJHF-së Armando Dukës ka treguar tre pistat në të cilat duhet të kishte nisur hetimi.
Ai tha se pista e partë nga do të duhej të niste ky hetim është Erion Veliaj për shkak dhe debateve dhe përplasjeve të forta në të cilat janë përfshirë kohët e fundit. Ndërsa sa i përket identifikimit të autorit, Rexhepi tha se përmes fytyrës nga cilësia e kamerave është praktikisht epamundur të identifikohej, por sipas tij kanë qenë mënyrat të tjera që kanë identifikuar autorin.
Për sensibilitetin që përfaqëson dhe rasti në fjalë pritej të ishte maksimal zbardhja pastaj se për sa kohë zbardhet ishte dhe pak rastësia se mund të ketë dhe pistë nën të. Unë vetë do të ngrija tre pista. Pista e parë, do ta filloja nga lali Eri , së dyti sasia e eksplozivit sepse sado që të jetë sasia ajo papë terrorizon aq më tepër kur përfshihet dhe siguria e familjes, ndërsa pista e tretë do ishte vetë zoti Duka i interesuar për të bërë zhurmë. Me këto tre pista do ecja paralel dhe me hetimin. Duhet detyrimisht të miratohet çdo veprim.
Të kthehemi pak te kamerat ato janë të dobëta ai detyrimi ligjor për të pasur kamera të sigurisë së lartë nuk është. Të paktën përmes fytyrës praktikisht është e pamundur. Një formë tjetër identifikimi janë programet speciale që bëhet përmes raporteve që krijohen nga lëvizjet por ne nuk e kemi këtë. Nëse është niveli i kamerave ky që ne kemi, laboratori do japë përgjigje jo pozitive për identifikimin e autorit. Ata mund ta kenë vërtetuar në rrugë të tjera.



