Dialogu Prishtinë-Beograd, në takimin e radhës kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës (VIDEO)

Dialogu Prishtinë-Beograd, në takimin e radhës kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës (VIDEO)

Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovën do të vendoset në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm në shtator, mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, në Bruksel. Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” zyrtarë të Presidencës së Kosovës.

Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi, do të bisedohet mbi kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Ideja e hedhur kohët e fundit nga presidenti Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ka ngjallur reagim në Kosovë, por edhe jashtë saj.

Opozita në Kosovë e ka cilësuar “aventurë” idenë e Thaçit për kufijtë dhe ka shtuar se ajo nxit tensione, dobëson pozitën negociuese të Kosovës karshi Serbisë dhe dëmton shtetësinë që është ndërtuar në dekadën e fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy