Shkencëtarët zbulojnë se si qelizat e trurit vdesin nga Alzheimeri

Shkencëtarët zbulojnë se si qelizat e trurit vdesin nga Alzheimeri

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikë mendojnë se kanë kuptuar se si qelizat e trurit vdesin si pasojë e sëmundjes së Alzheimerit.

Ka qenë një mister dhe një burim debati shkencor për dekada.

Por në një artikull për revistën "Science", ekipi i University College London dhe KU Leuven në Belgjikë, zbulon se gjithëçka ndodh në formën e një vetëvrasje qelizore.

Gjetjet janë cilësuar si entuizmuese, pasi ato japin ide të reja për trajtimin e sëmundjes.

Është humbja e qelizave të trurit, të quajtura neurone, që çon në simptomat e Alzheimerit, duke përfshirë humbjen e kujtesës.

Dhe nëse shikoni brenda trurit të njerëzve me këtë sëmundje, do të shihni akumulimin e proteinave jonormale të quajtura amiloid dhe tau.

Por deri më sot shkencëtarët nuk kishin arritur të bënin lidhjen midis këtyre tipareve kryesore të sëmundjes.

Ata thonë se amiloidi anormal fillon të krijohet në hapësirat midis neuroneve, duke çuar në inflamacion të trurit. Kjo fillon të ndryshojë kiminë e tyre të brendshme.

Shfaqen ngatërresa tau dhe qelizat e trurit fillojnë të prodhojnë një molekulë specifike (quhet MEG3) që shkakton vdekjen nga nekroptoza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy