Alia: Shqipëria nuk do të marrë lajme të mira nga Brukseli, gjermanët të shqetësuar për presionin që i bëhet gjyqësorit

Alia: Shqipëria nuk do të marrë lajme të mira nga Brukseli, gjermanët të shqetësuar për presionin që i bëhet gjyqësorit

Ilir Alia, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Shqipëria nuk do të marrë lajme të mira nga Brukseli pasi Gjermani dhe shtete të tjera janë të shqetësuara për presionin që po i bëhet gjyqësorit nga politika. 

 

Që nga fundi i janarit dhe në vazhdim, nuk do të marrim lajme të mira nga Brukseli. Kjo për arsye politike që po dominojnë sot axhendat në Tiranë. Kapitujt 23-24, raporti mbi shtetin e së drejtës është pika kyçe e integrimit të Shqipëri. Gjermania dhe vendet e tjera kanë shprehur shqetësim lidhur me situatën ën Shqipëri për çështjen e presionin që po i bëhet gjyqësorit nga politika, Edhe mesazhet që dha dje Rama ku tha do bëjmë ndryshime ligjore, është një presion.

 

I ndalur tek takimi i Ramës me Antonio Costa-n dhe për mungesën e një konference për media, Alia tha: 

 

Gjermanët janë shumë të shqetësuar për situatën në Shqipëri. Mungesa e konferencës së shtypit... Çfarë duhet thënë në konferencën e shtypit. Që Shqipëria po shkon keq? Kjo nuk i intereson Shqipërisë, por nuk i intereson as Brukselit. Sepse në Bruksel janë të interesuar që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së në 2030. Nuk mund të bëhet anëtare Shqipëria duhet shkelur pavarësinë e gjyqësorit për interesat e një grupimi të caktuar. 

 

Më tej, Alia tha se GJK nuk është e pavarur për të marrë vendimet e saj. 

 

Shqipëria ndodhet në një situatë shumë të rëndë nga pikëpamja e institucioneve të saj. Kemi nëj kryetare të GJK që e thërrasin dhe shkon pa asnjë mëdyshje në një ambasadë. Ambasada kujdeset më shumë sesa qeveria. Kjo krye gjykatësja shkon në ambasadë. Është kulmi. 

 

Kjo tregon, është e qartë që kërkesa e SPAK e miratuar nga GJKKO është e bazuar në ligj. Kjo tregon që GJK është një gjykatë që nuk është e pavarur për të marrë vendimet e saj. është në ligj e shprehur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy