“Syri i Popullit”/ Gjykata dënon 7 të akuzuar me 31 vite burg, planifikonin eliminimin e “tradhtarëve të vendit” (VIDEO)

“Syri i Popullit”/ Gjykata dënon 7 të akuzuar me 31 vite burg, planifikonin eliminimin e “tradhtarëve të vendit” (VIDEO)

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 31 vite burg, shtatë të akuzuarit në rastin e njohur si “Syri i Popullit”. Këta të fundit kishin planifikuar sulm ndaj ish-zyrtarëve të Kosovës dhe disa veprimtarëve të tjerë, duke i cilësuar ata si tradhëtar të vendit.

Togat e zeza dënuan me 12 vite burg, Avni Lluminica, Sadri Rambaja 5 vite, Ragip Sallova 4 vite, Bajrush Konjusha 3 vite, Halim Halimi 3 vite, Rexhep Topllana 2 vite dhe Behxhet Lluzha 2 vite. Sakaq për Murat Jasharin, Gjykata vendosi 10 vite trajtim të detyrueshëm psikiatrik.

Ndërkohë akuza ka rënë  për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën.

Për rastin  “Syri i Popullit” më herët patën dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Mbi 7 të dënuarit rëndonte akuza e përgatitjes së veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Pak para seancës përfundimtare, anëtari i Vetëvendosjes Sadri Ramabaja e cilësoi procesin të montuar politikisht, pjesë e së cilës sipas tij është edhe vetë prokurori, ndërsa ky i fundit kërkoi shpalljen fajtorë të të akuzuarve. Ramabaja së bashku me Murat Jasharin, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të larta shtetërorë, të konsideruar si ish funksionarë të viteve 1980-1991 si tradhtar të vendit. Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, duke vazhduar me komandantë të luftës së UÇK-së, drejtorin e ATK-së, klerikët fetarë etj.

Sipas akuzës, ky grup me qëllim të vrasjes së këtyre personave që i konsideronin si tradhtarë kishin themeluar fondin “Liria e Atdheut” dhe si organizatë “Syri i Popullit” kishin një strukturë të ndarë në bazë të hierarkisë, kishin emra të koduar dhe detyra të ndara.

I akuzuari Murat Jashari sipas aktakuzës kishte tentuar të vriste Azem Vllasin si ish-funksionar, i cili sipas tyre ishte vlerësuar si i pari në listën e ‘tradhtarëve të vendit’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy