
Gjendet e mbytur Mirela Rama gruaja e cila kishte dalë sot në det për të mbledhur rrjetat së bashku me 3 anëtarë të tjerë të familjes së saj në Himarë, kur varka është përmbysur nga dallgët e forta.
Siç bëri me dije më herët policia, gjatë aksionit kanë mundur të shpëtojnë 3 familjarët e tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë në spital.
Gruaja nuk ishte pranë varkës së përmbysur kur polumbarët kanë shkuar t’i shpëtojnë, por është nxjerrë më vonë e mbytur.
Trupi i saj është gjetur i mbytur një milje larg vendit të ngjarjes.
“Një milje përballe Dhërmiut Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thuhet në njoftimin e policisë.
10:50h-I zuri furtuna në det në Himarë/ Zhduket nga varka nëna kurse babai dhe djemt shpëtojnë
Moti i keq ka pushtuar vendin sot që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Himarë, ku tre anëtarë të një familje i ka zënë furtuna në det duke mbledhur rrjetat e peshkimit.
Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy djemtw e tyre kanë dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave.
Fatmirësisht babai dhe dy djemt janë shpëtuar nga polumbarët, por nëna rezulton e zhdukur.
Varka është fundosur. Falë ndërhyrjes së një mjeti lundrues turistik të rastit, policisë kufitare e rojeve bregdetare është arritur të shpëtohen tre pjesëtarët, babai dhe dy djemtë – të identifikuar me inicialet R. R., F. R. dhe A. R., – ndërsa nuk është gjendur ende gruaja, shtetasja M.R.
“Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur.” informon policia e Vlorës.
Ka qenë një telefonatë SOS që ka kërkuar ndihmë për varkën në mes të detit.
“Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë1 e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë. “
Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.



