Ndryshimi që mund të nxisë rënien në peshë

Ndryshimi që mund të nxisë rënien në peshë

Ndjekja e një plani specifik në të ngrënë siç është një dietë që kufizon kaloritë, një dietë me pak karbohidrate, yndyrë të lartë ose një orar për vaktet mund të jetë e dobishme për humbjen e peshës.

Në një studim të botuar në revistën Nutrition, studiuesit panë 227 të rritur që kërkuan ndërhyrje mjekësore për humbje peshe dhe u këshilluan të ndiqnin një dietë. Gjatë dietës të quajtur edhe ngrënie e kufizuar në kohë, ata mbanin një plan me pak karbohidrate dhe me yndyrë të lartë.

Rreth 78% e personave në studim humbën rreth 5% të peshës së tyre trupore kur ndiqnin një dietë të vetme dhe nuk kishte asnjë ndryshim në sasinë e humbjes së peshës së arritur në bazë të llojit të dietës. Ata që bënë tre plane njëra pas tjetrës, humbën pothuajse dyfishin e asaj shume, duke sugjeruar që ndryshimi i strategjisëpër humbjen e peshës mund t'ju çojë drejt qëllimeve tuaja në mënyrë më efektive.

"Qëndrimi në të njëjtën dietë mund të jetë sfidues dhe shpesh është një arsye që njerëzit ndalojnë ta bëjnë" thotë autorja kryesore Rebecca Christensen.

"Kjo është arsyeja pse është inkurajuese të shohësh që dietat e njëpasnjëshme mund të kenë efekt. Mund të jetë më e lehtë për shumë njerëz të kalojnë në një ndërhyrje të re dietike se sa t'i përmbahen një plani afatgjatë", shton ajo.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se një humbje prej 5 deri në 10% të peshës totale të trupit mund të ndihmojë me presionin e gjakut dhe rregullimin e sheqerit në gjak dhe mund të ulë kolesterolin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy