Mbyllen 295 shkolla në 10 vite/ Xhemollari: Janë ndërmarrë politika të gabuara. Reduktimi i numrit të nxënësve, më i lartë në zonat rurale

Mbyllen 295 shkolla në 10 vite/ Xhemollari: Janë ndërmarrë politika të gabuara. Reduktimi i numrit të nxënësve, më i lartë në zonat rurale

295 shkolla të arsimit 9-vjeçar janë mbyllur në dekadën e fundit në vend. Shifrat e Ministrisë së Arsimit zbulojnë se nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022, numri ka zbritur nga 1346 në 1051.

Rigels Xhemollari, drejtor i Qëndresa Qytetare tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se këto shifra tregojnë që ndër vite janë marrë politika të gabuara.

Duke vijuar më tej, Xhemollari tha se në zonat rurale reduktimi i numrit të nxënësve është më i lartë se në zonat urbane.

Tek ato të dhëna lexojmë shumë politika të gabuara ndër vite. Lexojmë dhe disa nga arsyet e reduktimit të numrit të nxënësve si në zonat rurale dhe ato urbane.

Bie në sy fakti që në zonat rurale numri i nxënësve që mungojnë në shkolla është më i lartë.

Ajo që ka ndodhur me fshatin, me nxënësit në fshat janë për arsyet e mungesës së cilësisë së arsimit, mungesës së zhvillimit ekonomik. Të gjendur në vështirësi financiare, por edhe në shkolla jashtë kushteve normale për të edukuar fëmijët e kanë përdorur si justifikim për të emigruar brenda vendit dhe jashtë vendit. Kjo është një nga arsyet kryesore pse familjet kanë emigruar nga vendi.

Në zonat rurale shteti nuk ka vënë më dorë. Një pjesë janë shndërruar në klasa kolektive. Është joeficente mënyra si këta nxënës po mësojnë.

Sa më thellë që shkojmë, sa më shumë i largohemi qendrës aq më shumë mungon infrastruktura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy