Zhabina: Ergys Agasi kishte ndikim të madh në Policinë dhe SHISH. Goditje e rëndë për sigurinë kombëtare

Zhabina: Ergys Agasi kishte ndikim të madh në Policinë dhe SHISH. Goditje e rëndë për sigurinë kombëtare

 

Një aksion i gjerë dhe i bujshëm i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka tronditur themelet e institucioneve të sigurisë këtë mëngjes, duke implikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të niveleve më të larta të shtetit.

 

Gazetari Xhevahir Zhabina, tha në “MCN Live”, se hetimet e fraksionit të dosjes së AKSHI-t zbulojnë se biznesmeni Ergys Agasi kishte një ndikim dhe akses të jashtëzakonshëm në Policinë e Shtetit dhe në Shërbimin Informativ Kombëtar (SHISH). 

 

Sipas Zhabines, nëse këto dyshime vërtetohen, kjo do të përbënte një goditje fatale për strukturat e sigurisë në vend.

 

 

Videot e sekuestruara në zyrën e Agasit zbardhin detaje ekskluzive se si SPAK ka arritur të sigurojë prova materiale të forta.

 

 Një ndihmë e madhe për hetuesit ka qenë sekuestrimi i disa filmimeve të xhiruara direkt brenda zyrës së Ergys Agasit, të cilat shërbejnë si provë e pastër e takimeve dhe marrëveshjeve të kryera. 

 

Ndikimi i tij dyshohet se shtrihej deri në emërimet e drejtorëve të policisë sipas porosive të grupit, si dhe në Kadastrën e qyteteve bregdetare

 

Hetimi ka vënë në shënjestër drejtuesit më të lartë të inteligjencës dhe forcave të rendit Vlora Hyseni, Drejtoresha e SHISH, ndaj saj rëndojnë dy akuza jashtëzakonisht të rënda: "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete". 

 

Ajo dyshohet se ka nxjerrë informacione sekrete shtetërore duke ia vënë ato në dispozicion Agasit dhe grupit të tij.

 

 Emri i Ilir Prodes, është përfshirë në këtë aferë, por roli i tij konkret mbetet ende për t'u verifikuar dhe pritet konfirmimi zyrtar nëse nën drejtimin e tij policia ka kryer operacione me porosi të Agasit.

Nëse këto dyshime vërtetohen, kjo do të përbënte një goditje fatale për strukturat e sigurisë në vend.

 

Gazetari Zhabina bën të ditur se së fundi janë ndaluar edhe zyrtar i Policisë Shkencor, Fatjon Kalluçi, arrest ne burg dhe një biznesmen me rendësi ne qytetin e Durrësit, që mbetet për tu pare roli i tyre në këtë dosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy