
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, paralajmëroi se në Parlamentin e ardhshëm, pas zgjedhjeve të 11 majit, kjo forcë politike synon të arrijë një numër deputetësh që do të krijojnë një grup parlamentar të pavarur.

Sipas Shehajt, ky grup do të luftojë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë.
Kur krahasojmë se nga ku jemi nisur një vit më parë dhe ku jemi sot, mund të themi se ka pasur progres. Të dielën e kaluar hapëm fushatën tonë në pallatin e Kongresit, dhe kemi vazhduar cdo ditw, mendoj se nuk shoh asnjë parti tjetër të re që po bën aktivitete si ne. Po rrisim numrin e ndjekësve në rrjetet sociale dhe kjo është një tregues i qartë i suksesit të përpjekjeve tona. Kjo tregon se njerëzit po na besojnë dhe po i japim rezultate.
Partia Mundësia është një forcë e re që ka nisur të marrë hapin e saj të sigurt, duke theksuar se nuk bazohen në sondazhet e kryera çdo javë. Ne po rritemi dhe kjo është e dukshme. Pas Partisë Demokratike, ne jemi forca e dytë më e madhe në vend.
Për ne synimi është i qartë. Pritshmëria jonë është të arrijmë të marrim një numër deputetësh që të krijojmë një grup parlamentar. Imagjinoni çfarë mund të bëjmë me 5 apo 10 deputetë të Partisë Mundësia. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur dhe të luftojmë për këtë synim.
Sa më shumë afrohemi me datën e zgjedhjeve, aq më e prekshme bëhet kjo mundësi.



