
Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në gusht të vitit 2020 - Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA - ranë dakord të hënën vonë që Llekiç të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re. Por, ato nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve, sa kanë bashkërisht në Kuvendin prej 81 vende.
Lidhur me këtë, Faik Nika, kryetar i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi, në një lidhje skype me MCN Live deklaroi se situata politike është e komplikuar dhe se skema politike është e polarizuar.
Sipas tij edhe Gjykata Kushtetuese e cila mund ti jepte zgjidhje kësaj situate në kushtet ku ndodhet, e paplotësuar nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, kështu që priten zhvillimet e reja që ti japin një drejtim situatës.
Situata politike është tejet e komplikuar pasi kemi një mosmarrëveshje mes shumicës që ka refuzuar të caktojë mandatarin e ri. Presidenti ka çuar shkresë në parlament të votojë shkurtimin e mandatit. Nga ana tjetër kemi reagimin e shumicës që e kundërshton këtë. nuk dihet epilogu pasi dhe gjykata kushtetuese që mund ti japë një drejtim këtyre konflikteve politike nuk është funksionale sepse nuk është e plotësuar. Nuk dihet se si do jetë dalja nga kjo situatë politike ku është përfshirë Mali i Zi. Mendohet në 30 të mbahet mbledhja dhe duhet parë nëse do të ketë zhvillime politike dhe deri në fund të muajit do shohim se çfarë do të ndodhë nëse do të kemi zgjedhje të reja. Situata është komplikuara dhe skema politike e polarizuar. Presim që zhvillimet e reja ti japin një drejtim situatës.



