Aplikacioni që lufton pandeminë në MV/ Arsllani: 50 mijë përdorues, të dhënat janë të sigurta

Aplikacioni që lufton pandeminë në MV/ Arsllani: 50 mijë përdorues, të dhënat janë të sigurta

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që po e lufton koronaviusin edhe përmes teknologjisë së informacionit. Aplikacioni “StopKorona” gjurmon kontaktet për të frenuar përhapjen e Covid-19. Në një intervistë me Skype për TvT, zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Armend Arsllani, u shpreh se aplikacioni, i cili menaxhohet nga autoritetet shëndetësore, është shkarkuar deri tani nga 50 mijë persona, të dhënat e të cilëve do të fshihen automatikisht pas 14 ditësh.  

Bëhet fjalë për një aplikacion që mendojmë se do të ndihmojë si epidemiologët, edhe mjekët. Është përdorur në Japoni, do ta ketë në funksion Ministria e Shëndetësisë. Aplikacioni ka kode të animuara, shifra që do të gjenerohen me aktivizimin e tij. Është shkarkuar nga rreth 50 mijë persona. Funksionon me Bluetooth dhe të dhënat sigurohen për autoritetet shëndetësore. Me rëndësi është se të dhënat pas 14 ditësh eliminohen si nga sistemi, edhe nga aparati i pacientit. Në këtë mënyrë kemi një ruajtje të të dhënave”, tha ai.

Arsllani tha se situata në Maqedoninë e Veriut është nën kontroll.  

Vendi ynë ndodhet në një shkallë të ulët. Është 40.3 në 100 mijë banorë. Sa i përket grupmoshave, incidenca është 50-59 vjeç. Moshat e vjetra akoma janë të mbrojtur. 24% të të sëmurëve nga koronavirusi kanë pasur nevojë për trajtim spitalor. Këta kanë qenë pacientë me sëmundje shoqëruese. 80% e kalojnë në mënyrë asimptomatike. 1.2 -1.4 % është pritshëmria që të përfundojnë në respirator”, tha ai.

Maqedonia e Veriut ka kryer deri tani 11 mijë testime, ndërsa së shpejti pritet të kryhet një testim specifik në zonën e Dibrës.

Deri më tani kemi kryer 11 mijë testime. Bëjmë testime në bazë molekulare. Bëhet dedektimi i antigjenit, pra i virusit. Në këto ditë në Dibër pritet të zhvillohet një testim screening te popullta e ekspozuar ndaj infeksionit. Në momentin e duhur, kjo do të na shërbejë edhe për të gjithë vendin”, tha Arsllani.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy