Pas publikimit të kuotave të lira në universitetet publike të vendit, bllokohet procesi i regjistrimit të maturantëve.
Shkak është bërë bllokimi i faqes online ku bëhet regjistrimi. Kompania që ka marrëveshjen me Ministrinë e Arsimit ka bërë të ditur se defekti do të rregullohet brenda një ore.
Ndëkrohë, maturantët janë të shqetësuar për shkak të afatit të shkurtër, vetëm dy ditë, për regjistrimin në universitet.
