Aktorja e famshme Emilia Clarke pësoi dy aneurizma shumë të rënda të trurit ndërsa punonte në serialin televiziv HBO që e bëri atë një yll ndërkombëtar, "Game of Thrones".
Aneurizma e parë ndodhi në vitin 2011, e dyta në 2013. Të dyja ishin të rënda dhe kërkonin periudha të gjata shërimi.
Clarke ka folur në një intervistë për mënyrën se si i mbijetoi dy aneurizmave të trurit.
Është e jashtëzakonshme që jam në gjendje të flas.
Kështu është shprehur aktorja, duke shprehur gjithë mirënjohjen e saj që ka mundur të shërohet nga ato dy incidente të rënda.
Ishte dhimbja më torturuese.
Një pjesë e trurit tim nuk është më e përdorshme. Është e mahnitshme që unë jam në gjendje të flas, të artikuloj dhe ta jetoj jetën time krejtësisht normale pa absolutisht asnjë reperkusion.
Unë jam në një pakicë vërtet, vërtet, shumë të vogël të njerëzve që mund t'i mbijetojnë kësaj.
Që kur shpëtoi veten nga pasojat e tmerrshme të aneurizmave të saj të trurit, Emilia Clarke ka krijuar një shoqatë bamirësie për viktimat e dëmtimeve të trurit dhe goditjeve në tru.



