Pas stuhisë nga Lindja që mori emrin Bisha, Europa pritet të goditet nga një tjetër stuhi, por këtë herë e ngrohtë. Meteorologët parashikojnë që Europa do të goditet nga stuhia e ngrohtë së cilës i kanë vërë emrin Hanibal.
Rajoni më i goditur prej saj do të jetë pikërisht Mesdheu, përfshirë edhe Shqipërinë. Efektet e para të saj do të ndihen që prej javës së ardhshme, ku është parashikuar rritje e temperaturave, për të vijuar edhe në ditët e para të muajit prill, duke larguar kështu dimrin dhe rrymat e ftohta nga Lindja që sollën për javë të tëra, ulje drastike të temperaturave, reshje të vazhdueshme shiu dhe dëbore madje edhe në bregdet.
Sipas metereologëve, ndryshimi i motit do të jetë drastik me temperature që pritet të shkojnë deri në 33 gradë celcius në disa zona të Mesdheut.



