
Autoriteti i Konkurrencës ka bërë një thirrje publike për qytetarët, duke i ftuar të denoncojnë çdo ankesë ndaj dy prej kompanive më të mëdha të telefonisë celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Thirrja vjen në kuadër të hetimit paraprak të nisur që në shkurt 2025, i cili ende nuk është bërë publik.
I ftuar në emisionin “MCN Live”, analisti Engjëll Musai ka hedhur akuza të forta ndaj dy operatorëve kryesorë, duke ngritur shqetësimin për një supermonopol të heshtur në tregun shqiptar të telekomunikacionit.
Nuk ka krim më të madh ekonomik se çfarë është bërë me kompanitë celulare në Shqipëri.
I është dhënë një supermonopol, i cili nuk kontrollohet dhe nuk mbikëqyret.
Ka dyshime se pas kompanisë One Albania, fshihet aksioneri i Vodafone në Hungari, duke krijuar një situatë të dyshimtë për konflikt interesi, nëse të dyja kompanitë kontrollohen realisht nga i njëjti entitet.
Sipas disa të dhënave që meritojnë vëmendjen e detajuara për tu futur deri te qendrat e regjistrimit te bizneseve te tyre në vendin e origjinës flitet që e njëjta kompania që ka One këtu, është aksioniere e Vodafone e Hungari, duhet pare me kujdes, dhe nëse kjo del e njëjtë dhe u është dhënë licencë që të menaxhojmë edhe Vodafonin këtu qofte edhe përmes transferimit që mund t’i ketë bërë kompani qendër dhe ja ka lënë në administrim te njëjtës kompani sic ëhste Vodafoni i Hungarisë por qe atje mund të ketë bashkëpronar apo bashkaksioner, ata qe sot kanë One ose OTB bankë se janë te njëjta, atëherë duhet verifikuar.
Përveç çmimeve të larta, Musai theksoi se mungesa e kontrollit shtetëror shtrihet edhe te çështjet e sigurisë dhe shëndetit publik.
Mungesa e kontrollit shtetëror shtrihet edhe te çështjet e sigurisë dhe shëndetit publik, përmendim kwtu mungesën e kontrollit mbi antenat celulare, distancat e tyre nga banesat, fuqinë e rrezeve elektromagnetike dhe ndikimin potencial në sëmundje kancerogjene apo radioaktivitet.
Duhet hetuar me seriozitet kush i kontrollon këto antena, çfarë fuqie rrezatimi kanë dhe nëse janë të sigurta për qytetarët që banojnë pranë tyre, në qytet, në fshat apo në zona të izoluara.
Sipas Musait, Shqipëria renditet e para në rajon për çmimet e larta të telefonisë celulare dhe internetit, duke e konsideruar këtë një formë abuzimi të drejtpërdrejtë me konsumatorin.
Vetëm një abonim mujor interneti ose telefoni në Shqipëri kushton deri në 5 herë më shumë se në vende të tjera të rajonit. Nuk jemi vetëm më të shtrenjtët në Ballkan, por ndër më të shtrenjtët në Europë.
Opozita po të ishte funksionale në Kuvend, çështja e monopoleve në sektorin e telefonisë duhet të ishte tema e parë për të cilën duhet të ngrihej një komision hetimor parlamentar.



