Gjykata e Krimeve të Rënda rivlerësoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Endrit Zelën, i arrestuar dy ditë më parë me Endrit Qyqjen si bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit. Zela është arrestuar nën akuzën e shtrëngimit për dhënie pasurie dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Zela është nipi i Emiliano Shullazit, djali i motrës. Ai nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e bëra ndaj tij, ndërsa është marrë në mbrojtje nga një avokat i caktuar nga shteti. Endrit Zela dhe Endrit Qyqja akuzohen se në bashkëpunim me Emiliano Shullazin kanë këcënuar dhe i kanë marrë ish-hotel Vollgën dhe plot 1 milionë euro biznesmenit Ylvi Beqja, i cili sëfundmi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se si është kërcënuar dhe grabitur prej Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorët e tij. Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar ndaj dy të arrestuarve masën e sigurisë arrest me burg ndërsa dëshmia e Ylvi Beqjas është prova kryesore për të dëshmuar krimet e organizatës së Shullazit. Ndaj tyre, gjykata kishte dhënë në mungesë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, ndërsa të shtunën ata prisnin të njiheshin pikërisht me këtë masë sigurie. Dy të arrestuarit, u prangosën teksa po takonin në burgun 313 Emiliano Shullazin, i cili ndodhet në qeli për të njëjtat akuza.



