Qori: Veliaj është përgjegjësi kryesor i skandaleve korruptive në Bashkinë e Tiranës, deri tani rezulton i paprekshëm

Qori: Veliaj është përgjegjësi kryesor i skandaleve korruptive në Bashkinë e Tiranës, deri tani rezulton i paprekshëm

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se pavarësisht se përgjegjësi kryesor i skandaleve korruptive në Bashkinë e Tiranës është kryebashkiaku Veliaj, ky fakt s’do të thotë që vartësit e tij janë të pafajshëm.

Sipas Qorit, deri tani Veliaj rezulton i paprekshëm pavarësisht se përgjegjësitë e tij janë të mëdha.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Duhet pritur fundi i hetimeve dhe duhet parë nëse në fund të procesit do të ketë ose jo një akuzë për atë që unë mendoj se është përgjegjësi kryesor i skandaleve korruptive në Bashkinë e Tiranës, që është kryetari Veliaj. Fakti që Veliaj është përgjegjësi kryesor për skandalet korruptive nga inceneratori i Tiranës tek kompania 5D dhe tek lejet e ndërtimit nuk do të thotë që zyrtarët poshtë tij janë engjëj të pafajshëm që ne duhet t’i mëshirojmë. Bëhet fjalë për njerëz që kanë abuzuar me firmën e tyre, me pushtetin, janë bërë shumë të pasur duke vjedhur, duke i lënë gjurmët e tyre korruptive kudo. Kam një kërkesë për institucionet e drejtësisë, që ta çojnë hetimin e tyre deri në fund dhe të mos amnistojnë dhe të mos falin neglizhojnë përgjegjësitë e askujt.

Nuk i njoh peripecitë, apo luftën e brendshme të klaneve brenda ish-mjaftistëve apo brenda PS-së sotme. Unë e njoh për keq Maznikun, që nga viti 2014 kur ai ishte zëvendësministër i Arsimit. Më është dashur të debatoj shpesh me të, pasi asokohe ishte mbrojtësi më i fortë i ligjit të asokohshëm, ligjit të arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë i vitit 2014 ka qenë një nga aktet e para korruptive të qeverisë Rama dhe një akt korruptiv që ka favorizuar pronarët e universiteteve private dhe ky ligj nuk është hetuar kurrë.

Këtu ka dy shpjegime të mundshme. Ose Veliajn do e gjejë së afërmi kjo gjë, në muajt në vijim ose në javët në vijim. Ose Veliaj  ka mbrojtjen e paligjshme të Ramës që ndoshta ka ndikim mbi institucionet e reja të drejtësisë. Nuk jam i gatshëm të them nëse është i prekshëm apo i paprekshëm. Deri tani rezulton i paprekshëm edhe pse përgjegjësitë e tij janë shumë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy