
Pse bullizohet një fëmijë apo adoleshent?
Borjana Dine, psikologe renditi gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion disa shkaqe dhe tha se një fëmijë i keqtrajtuar nga familja ka tendencën të bullizojë ose të jetë i bullizuar.
Prej të gjithë mjedisit virtual që kanë krijuar, prej të gjithë inercive dhe mungesave të komunikimit që kanë krijuar, prej vështirësive për të kuptuar elementin deri ku i ka limitet shakaje dhe sigurisht historiku i problematikave familjare dhe shoqërore.
Një fëmijë i bullizuar ka tendencën të bullizojë, një fëmijë i cili është rritur, i keqtrajtuar nga familja ka tendencën të jetë bullizues ose për të marrë fuqinë që nuk e gjen në shtëpi ose të jetë i bullizuar se nuk ka mjaftueshëm forcë edhe energji për të treguar dhe për të dhënë nga vetja atë që do donte të jepte por është i stepur.



