Kryeministri Haradinaj reagon pas dënimit të "Grupit të Kumanovës"

Kryeministri Haradinaj reagon pas dënimit të "Grupit të Kumanovës"

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit të Kumanovës" nga një Gjykatë në Shkup, në mesin e së cilëve kishte edhe 19 kosovarë, ka kërkuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit. Kryeministri nuk e ka përjashtuar një hetim ndërkombëtar për zbardhjen e gjithë të vërtetës. Madje kreu i ekzekutivit ka thirrur për sqarim edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se i ka përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup.

Drejtësia, sipas tij, duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj.

“Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë. Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirr në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë”, është shprehu Kryeministri Ramush Haradinaj.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Prej tyre 19 janë shtetas të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy