
Debatet brenda PD, se kush është kreu dhe kush jo, duket se do ta përcjellin edhe më tej këtë parti.
Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në “MCN live” në analizën e tij për zhvillimet dyvjeçarë në PD, ndalet te fakti se kjo parti, vazhdon të tërheq vëmendjen me atë që bën brenda vetës, e jo për atë që duhet të bëj si opozitë në raport me qeverisjen.
Një nga të këqijat mëdha që ka prodhuar opozita nuk është thjesht ndarja, përçarje mes vete, por përqendrimi i tërë vëmendjen publike te ajo që ndodh brene opozitë. Me sa duhet ka një energji të jashtëzakonshme kjo parti politike për të prodhuar debat mes vetes dhe duke mos lejuar që vëmendja e publikut të shkoj atu ku duhet të jetë.
Shikoj me keqardhje te njëjtin trend sikundër ka sunduar gjatë dy vitesh, qe kur kjo parti është futur ne krizë, që kjo parti, vazhdon të jetë e lumtur, ne thonjëza, qe arrin të tërheq vëmendjen e publikut për atë që bën brenda vetes dhe jo për atë qe duhet të bej si opozitë në raport me qeverisjen.
Kikia thotë se qëndrimi i SHBA është mëse i qartë, nuk do të lejojë që Berisha të shkoj në pushtet.
Historia që kanë folur, s’kanë folur me ndërkombëtarët, pa dyshim që nuk kanë folur, sepse askush nuk do të marrë mundimin ti thotë z.Bardhi, shiko a të shkoj unë apo të mos shkoj te ajo mbledhje.
Qëndrimi i ndërkombëtarëve, që ne rastin konkret përmblidhet ne qëndrimin e SHBA-së, është një, të mos lejojë Sali Berishën në vijimin e ambicies së tij për të fituar zgjedhjen, vendim i patjetërsueshëm. Deklarata e ambasadës ishte jo thjeshtë për të kujtuar që raportet e Berishës, janë ato që kanë qenë, por për tua rikujtuar atyre që po përprihen dalëngadalë nga PD që drejton Berisha, që ky grupim nuk ka rrugë të shtuar për të shkuar drejt pushtetit.
Dhe unë mendoj që të gjithë e kanë kuptuar, edhe Berisha, por ka një kokëfortësi këtu jo për të luajtur me durimin e amerikanëve. Por mendoj se mesazhi është për deputetët.



