
Të paktën 5327 civilë kanë vrarë dhe 7257 janë plagosur në Ukrainë që nga nisja e agresionit rus.
Janë këto shifrat e publikuara nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se shumica e vdekjeve u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese.
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, por se “për shkak të faktit se marrja e informacionit nga disa vende ku po zhvillohen luftime të ashpra është vonuar, shumë raporte janë ende në pritje të konfirmimit”.



