Basha nga Lezha: Pavarësisht masakrës së 25 prillit ne jemi të vendosur për të luftuar me më shumë forcë (VIDEO)

Basha nga Lezha: Pavarësisht masakrës së 25 prillit ne jemi të vendosur për të luftuar me më shumë forcë (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka mbajtur sot takim me qytetarët në Lezhë.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se pavarësisht masakrës së 25 prillit, Partia Demokratike është e vendosur për të luftuar më me shumë forcë përpara.

Basha u shpreh se “dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çoj në lindjen e një përçarje në radhët tona”.

Ai gjithashtu theksoi se beteja e vetme e kësaj force politike është me kryeministrin Edi Rama.

“Detyrimi im kryesor sot para jush dhe para shqiptarëve, është që dëshpërimin e atyre që e prisnin ndryshimin më 25 prill, e donin ndryshimin më 25 prill, të asaj shumice që e votoi, të asaj shumice edhe më të madhe që e donte dhe që e do sot edhe më shumë se më 25 prill, t’i paraprin me mesazhin e shpresës dhe të vendosmërisë.

Ndërsa zemëratës tuaj për padrejtësinë e masakrës zgjedhore të 25 prillit, zemëratës së demokratëve kudo ku ndodhen për ndërprerjen e dhunshme, për pamundësimin e ndryshimit paqësor të pushtetit, t’i paraprimë duke e kthyer këtë zemëratë në fuqi goditëse të parezistueshme ndaj regjimit.

Miqt e mi, me këto fjalë përmblidhet pakashumë edhe oferta, edhe kërkesa që kam ndaj jush. Bashkë kemi bërë një udhëtim jo thjesht politik, por edhe transformues brenda partisë tonë. Në 2018 kemi miratuar një statut të ri, i kemi dhënë fuqi anëtarësisë, kemi bërë organizime dhe riorganizime dhe padiskutim që ne duhet të vazhdojmë të jemi të gatshëm të bëjmë përmirësime të tjera. Por 13 qershori nuk është, nuk bëhet për ndryshime eventuale të statutit apo përparime dhe ndreqje eventuale të organizimit, jo se ato nuk duhen, patjetër që duhen.

13 qershori ka të bëjë me diçka tjetër shumë më të madhe se kjo. Është hapi i parë në betejën që rinisim, ndaj dhe kërkesa ime e parë dhe kryesore është le të dalim nga 13 qershori edhe më të bashkuar, edhe më të vendosur.

Kërkesa ime kryesore është: të më besoni të vazhdoj t’ju drejtoj deri në përfundimin me sukses dhe me fitore të kësaj beteje. Sepse përgjegjësia që bashkëndajmë shkon përtej partisë tonë. Sepse misioni që kemi marrë mbi supe dhe që e kemi çuar afër realizimit, misioni ynë pavarësisht prej kësaj vazhdon.

Vazhdon në kushtet të një partie më të fortë, më të bashkuar, më të vendosur dhe padiskutim ku e ku më të moralshme. Ndaj, le ta çojmë këtë mision deri në fund krah më krah njëri-tjetrit, sepse nuk ka focë tjetër që ta bëjë këtë. Jo vetëm kaq, po nuk ka forcë tjetër që t’i kishte bërë ballë jo thjesht 25 prillit, por të gjithë këtyre sfidave që kemi përjetuar në 30 vite, siç nuk i kanë bërë ballë shumë parti simotra, emrat e të cilave sot i ke në arkiv e në muze apo i shikon me mikroskop në kuptimin elektoral të fjalës.

Braktisja e vlerave, përçarja, apo kompromisi me të keqen i ka çuar drejt shuarjes, ndërsa ne betejat na kanë bërë më të fortë, na kanë bërë më të mëdhenj dhe jam i bindur më të vendosur për ta çuar deri në fund luftën për demokraci dhe për fitoren e saj.

Ndaj, e konsideroj këtë moment një moment bekimi për mua, sepse ndryshe nga se dikton fushata e madhe ku jemi gjithë kohën duke u fokusuar tek votuesi, tani kemi pak kohë të fokusohemi tek njëri-tjetri e të flasim drejtpërdrejt. Në këtë moment dhe në momentet e tjera që do të vijnë më pas, po këtë moment në veçanti, këtë garë statutore për kryetar të partisë, për shqetësimet, për mendimet, për pikpyetjet, për përmirësimet dhe për rrugën përpara.

Jam i bindur se ky lloj komunikimi, nga ky lloj komunikimi do të dalim me një dimension të ri përfitues për familjen tonë dhe për vendimet që na presin dhe për zbatimin e këtyre vendimeve.

Megjithatë e kam thënë dhe dua ta përsëris që nxitimi dhe paqartësia që sundojnë në zemrat e ndokujt, nuk mund të kthehet as në arsye, as në justifikim për t’i rënë me shkelm asaj që ju keni ndërtuar, asaj që ne kemi ndërtuar së bashku në këto vite.

Sikundër dua ta bëjë të qartë që gara e ka po kështu edhe një disavantazh.

Dhe ky disavantazh është fakti që dorëzimi përball atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çoj në lidjen e një përçarje në radhët tona.

Ndaj, në mënyrë të përsëritur kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka në dorën time për ta ndaluar këtë dhe ju kërkoj ju dhe të gjithë ayre që vendosin Partinë Demokatike mbi veten e tyre dhe Shqipërinë mbi gjithçka, që mos t’ia lejojmë kundërshtarit këtë luks.

Le ta bëjmë garën, le ta bëjmë debatin. Le t’i themi ato që janë për t’u thënë sy më sy pa asnjë ndrojë, por në fund të çdo takimi të këtij dhe çdo takimi tjetër që mund të keni, le mos të harojmë se pas 13 qershorit duhet të dalim më të fortë e më të bashkuar e mos të harrojmë që çdo sekondë beteja jonë e vetme është beteja me Edi Ramën, kundër tij, kundër regjimit të tij, armik të Shqipërisë, armik të demokracisë, është misioni që na kanë ngarkuar shqiptarët dhe që ne do ta çojmë deri në fund me bekimin e Zotit dhe me forcën e shpirtit të demokratëve të Lezhës dhe të mbarë Shqipërisë. Faleminderit për vëmendjen tuaj!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy