
Rusia u ka ndaluar hyrjen shtatë shtetasve britanikë, si shenjë hakmarrëse ndaj Britanisë së Madhe. Lajmi është dhënë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, nëpërmjet një deklarate për media.
Ndërsa në njoftim nuk përmenden emrat e qytetarëve të ndaluar. Në gusht të këtij viti, Britania kishte vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasjen” e iderit opozitar rus, Aleksei Navalny. Në listën e personave të sanksionuar ishin: Aleksei Aleksandrov, Vladimir Panyaev, Ivan Osipov, Vladimir Bogdanov, Kirill Vasilyev, Stanislav Makshakov dhe Aleksei Sedov.
Navalny, një kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmurë rëndë teksa po fluturonte nga Siberia. Avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje emergjente në Omsk dhe më pas Navalny u dërgua në spital.
Navalny e ka fajësuar Putinin për helmimin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Ai u arrestua pasi arriti nga Gjermania në Rusi më herët gjatë këtij viti. /REL



